Për Ne
Creativa 3H Group,është një kompani nga Republika e Kosovës,e cila ofron shërbime të projektimit,prodhimit dhe të instalimit të mallrave dhe elementeve për Shtëpitë,Restaurante dhe Hotele (3H paraqet ,Home-Hospitality-Hotel),Kompania ofronë zgjidhje të pafundme të zgjedhjeve të projektimeve (produkte të gatshme apo me porosi) nga druri dekorativ,druri solid natyral,druri i llakuar,produkte me arkitekturë nga çeliku inox,kabinete,kuzhina,dyer,panele murri,dhoma gjumi,vepra guri,tekstile ose çarqafë sipas zgjedhjes së klientit të dizajnuara me logo të klientit me porosi për hoteleljeri.
Creativa 3H Group është një ekip me shumë eksperiencë të arkitektëve dhe projektuesve që mund të ofrojnë më të mirë në aspektin e estetikës dhe funksionalitetit për klientët potencial dhe do të ja kalojë atë ekipin tonë të shkëlqyer të prodhuesve dhe instaluesve për zbatim të shpejtë dhe profesional.
Creativa 3H Group ka qenë e sukseshme në tregun vendor të Kosovës si dhe në tregun Evropian.Gjatë udhëtimit ne ishim të kënaqur që kishim mundësinë për të përfunduar disa projekte të mesme në SHBA, ku ne fabrikuam,instaluam dhe dorëzuam të gjithë Drurin, metalin e mbrendshëm,çelikun inox,Gurin,Corianin.
Ne me kapacitetet e projektimit,prodhimit dhe instalimit dhe shërbimet tona të mirëfillta ja bëjmë klientit punën shumë më të lehtë,por gjithashtu dhe çmime më konkuruese të cilat i ofrojnë kompanitë tona për prodhim dhe instalim,ne jemi shumë të sigurë se ne mundemi të tërheqim klientët që të mundësojmë të përfitojnë nga këto karakteristika dhe të na lejojë t’i ndërtojmë një tjetër projekt të suskseshëm.
Përvoja e Creativa 3H Group kryesisht bazohet në përvojën individuale dhe të gjatë të pronarëve
Creativa 3H Group me një Show Room të ri, e cila për të ardhmen do të paraqet disa nga planet më të mëdha për punimet e mbrendshme të detajuara në të gjitha aspektet,ka një strategji planifikimi për të qenë për një kohë të gjatë gjithmonë në gjetjen e metodave dhe mjeteve për t’i ofruar klientëve më të mirën me një kosto të përballueshme.